“Nuk është Edi Rama i vërtetë, por kloni i tij”, kryeministri komenton deklaratat e Alfred Çakos

Politikë

“Nuk është Edi Rama i vërtetë, por kloni i tij”,

Kryeministri Edi Rama ka komenentuar për herë të parë deklaratat e konspiracionistrit Alfred Çako se ai nuk është i vërtetë, por është kloni i tij.

I ftuar në ‘E diell’, Rama u shpreh se Çako i shkruan shpesh dhe e paralajmëron për ardhjen e një apokalipsi dhe për këtë e konsideron një personazh simpatik.

“Më shkruan herë pas here, më paralajmëron për ardhjen e apokalipsit por është personazh shumë simpatik. Teoritë e tij janë poezi që mund të konsiderohen si pjesë e fantazisë dhe e dellit krijues të njeriut”, tha kryeministri.

Ndërsa teorisë së tij se Edi Rama nuk është i vërtetë, por kloni i tij, iu përgjigj: “Pikërisht pra. Sidomos dhe tani që kam bërë botoks.”

ME TE LEXUARAT