Shpërthimi i tritolit në Fushë- Krujë, familjarët dhe fqinjët: Ka shkaktuar dëme në të gjithë lagjen, ia kaloi tërmetit

Aktualitet

Shpërthimi i tritolit në Fushë- Krujë, familjarët dhe

Një natë më parë, Arben Pëllumbi u trondit sërish nga një shpërthim tritoli në oborrin e banesës, por këtë herë duket se dëmet kanë qënë më të mëdha. Bëhet me dije se janë ankuar edhe banorët, që sipas të cilëve shpërthimi i ngjasoi tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tregojnë se kanë pësuar dëme edhe në shtëpitë e tyre.

 

“Krejt lagjen e kanë shqetësuar mirë neve po lagjen çfarë faji ka lagjja. Ne kemi shkuar mirë me të gjithë këtu”, tha një familjare.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ka shkaktuar dëme në të gjithë lagjen. Kjo është e 4 herë. Dëme materiale ka shumë në të gjithë lagjen, edhe komshinjtë. 3 komshinj më thonë që ka dëme materiale”, tha një fqinj.

“Ia kaloi trërmetit”, shtoi një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur natën e 18 prillit, rreth orës 23:30, ndërsa është mësuar se tritoli në banesën e kësaj familje është vendosur 4 herë.

ME TE LEXUARAT