Raporti i SPAK për 2024: Brenda vendit 16 banda të rrezikshme! Grupet kriminale shqiptare aktive në trafikun e kokainës

Aktualitet

Raporti i SPAK për 2024: Brenda vendit 16 banda të rrezikshme! Grupet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikoi sot raportin vjetor të vitit 2024, një pjesë të madhe të të cilit e zë skema e pastrimit të parave.

SPAK thekson se pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme. Sipas raportit, përdorimi i parave “cash” për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon një nivel të lartë të sofistikimit të kësaj veprimtarie.

SPAK bën me dije se nga hetimi i veprave penale në kuadër të korrupsionit janë evidentuar disa tipologji të pastrimit të parave si më poshtë.

"Në këtë tipologji, zyrtari publik përdor pozitat e tij drejtuese për të favorizuar një shoqëri tregtare, me qëllim përfitimin e fondeve publike të institucionit që ai drejton. Pas përfitimit të paligjshëm, të ardhurat kalojnë një subjekt privat përfitues tek një tjetër subjekt privat, i cili ka lidhje indirekte me zyrtarin publik. Këto fonde më pas investohen në pasuri të paluajtshme".

Pagimi për punime fiktive dhe investimi në pasuri të paluajtshme:

"Shoqëritë tregtare të ngritura qëllimisht për të përfituar në mënyrë të paligjshme fondet publike, kontrollohen nga zyrtarët publike. Fondet publike, nëpërmjet skemave të pagesave për punime fiktive, nxirren më pas nga sistemi bankar në formën e parave “cash” . Një pjesë tjetër e parave ri-investohet në aktivitetet tregtare të shoqërisë ose në pasuri të paluajtshme, duke e bërë më të vështirë identifikimin e origjinës së paligjshme të parave".

ME TE LEXUARAT