SPAK kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 15:10
Aktualitet

Në burgun e Durrësit janë zhvilluar kontrolle të befasishme për evidentimin e sendeve të ndaluara, përfshirë pajisjet celulare.
Kontrollet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë kryer ditën e djeshme, më 7 prill.
Kontrolle janë ushtruar në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe në atë të ish-prokurorit, Aurel Zarka.
Por nuk është gjetur asnjë celular në qelitë e tyre.
Operacioni është fokusuar në gjetjen e pajisjeve të komunikimit të paligjshme në ambientet e paraburgimit./tvklan


