SPAK firmos 15 urdhëra arresti për dosjen "Ahmetaj", gazetari: Ka dhe familjarë

Aktualitet

SPAK firmos 15 urdhëra arresti për dosjen "Ahmetaj",

Se paku 15 urdhera arresti jane firmosur nga SPAK, pas votimit ne Kuvend te kerkeses se prokurorise per heqjen e imunitetit te Arben Ahmetajt.

Keshtu pretendon gazetari Elvi Fundo.

Ai është shprehur se ditën e djeshme prokurorët e SPAK kanë dërguar dosjen “Ahmetaj” në Gjykatë pasi Kuvendi i hoqi imunitetin ish-ministrit.

Në një intervistë për emisionin ‘Review’, ai theksoi se në dijeninë e tij se janë kërkuar rreth 15 urdhër-arreste.

Mes tyre familjarë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Ahmetajt.

“Ditën e djeshme prokurorët pas dhënies së lejes për heqjen e imunitetit të Ahmetajt i janë drejtuar Gjykatës.

Më thanë se kanë dërguar urdhër arreste për biznesmenë, familjarë e bashkëpunëtor.

Për dosjen Ahmetaj janë kërkuar 15 urdhër arreste. Përveç, Zotos e Mërtirit të tjerët kanë qenë bashkëpunëtorë”-tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion