“Lundrim i sigurtë”, vijon aksioni në Koman, rinis lëvizja e turistëve

Aktualitet

“Lundrim i sigurtë”, vijon aksioni në Koman, rinis

Policia e Shtetit, reagoi ne lidhje me aksionin ne Koman, Lundrimi i Sigurte, duke theksuar se kontrolli i mjeteve lundruese po vijon, levizja e lire eshte kthyer ne zone dhe se disa prej mjeteve tashme jane pajisur me dokumentacion.

Njoftimi:

Koman, Vau i Dejës/Vijon operacioni “Lundrim i sigurtë”, si dhe lëvizja e lirë nëpërmjet tunelit të Komanit për turistët dhe vizitorët që duan të vizitojnë liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës.

Ndërkohë vijon aplikimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për pajisjen e mjeteve të lundrimit me çertifikatë lundrimi dhe dokumentacion përkatës.

Edhe ditën e sotme ka vijuar monitorimi në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.

Gjatë ditëve të operacionit, pronarët e mjeteve të lundrimit që ishin pa dokumentacion kanë kërkuar që Policia të mos t’ju bllokonte mjetet e lundrimit dhe paraditen e sotme të ndihmuar dhe nga banorë të tjerë të zonës bllokuan hyrjen në tunel, duke kundërshtuar bllokimin e mjeteve lundruese artizanale dhe të atyre pa dokumenta.

Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të aktivitetit të lundrimit për sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve.

Deri në këto momente janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë, që iu bllokuan mjetet lundruese gjatë operacionit.

Policia e Shtetit thekson edhe një herë se ky operacion ka për qëllim të vetëm sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion