Sot nis viti i ri akademik, Rama uron studentët dhe pedagogët
Lajmifundit
/
18 October 2021, 08:37
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për studentët dhe pedagogët, për nisjen e vitit të ri akademik. Përmes një postimi në Facebook, Rama vlerëson punën e qeverisë së tij, në këtë fushë.
“MIRËMËNGJES, dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkuruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


