Kanadaja dënon s*lmet me dronë në Sudan, dhjetëra civilë të vr*rë gjatë javës së fundit

Bota

Kanadaja dënon s*lmet me dronë në Sudan, dhjetëra

Kanadaja ka dënuar fuqimisht përshkallëzimin e dhunës dhe sulmet me dronë në Sudan gjatë javës së fundit, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëve dhe kanë rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

Reagimi zyrtar erdhi të mërkurën nga sekretari kanadez i Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Randeep Sarai, përmes një deklarate të publikuar në platformën X.

“Kanadaja dënon fuqimisht rritjen e dhunës dhe sulmeve me dronë në Sudan javën e fundit, të cilat kanë vrarë dhjetëra civilë dhe kanë rrezikuar jetë të pafajshme”, shkroi Sarai.

Ai theksoi se sulmet ndaj popullsisë civile janë të papranueshme, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të ulin menjëherë tensionet, të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të angazhohen për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

Sudani ndodhet në një konflikt të përgjakshëm që prej prillit të vitit 2023, kur shpërthyen përplasjet mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion