Soba me dru shkakton zjarr në banesë, lëndohet 55-vjeçari në Dropull
Lajmifundit
/
5 Dhjetor 2023, 08:40
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Dropull, ku për pasojë një 55-vjeçar është dëmtuar.
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.


