“Skemë banditeske, do e zbardhim deri në fund”, reagon bashkëshortja e Luçiano Boçit, iu plagos djali në mitingun e Berishës

Aktualitet

“Skemë banditeske, do e zbardhim deri në fund”, reagon

Tubimi përmbyllës i Partisë Demokratike në Elbasan është shoqëruar me tensione të forta, duke u kthyer në një përplasje fizike mes disa personave të pranishëm. Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur në kokë djali i kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe bashkëshorten e Boçit, Blerina Boçi, e cila përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar incidentin si një “skemë banditeske në veprim të plotë”.

“Zoti thotë: Beteja është e imja. Ajo që ndodhi mbrëmë është një akt i pastër dhune, që do të zbardhet deri në fund,” shkruan ajo, duke theksuar vendosmërinë për të shkuar në rrënjë të asaj që e konsideron një sulm të organizuar.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi identitetin e të përfshirëve apo motivet e sherrit. Incidenti ndodhi në një moment kyç të fushatës elektorale, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, duke rritur tensionet politike në qytetin e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion