E FUNDIT, Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Luiz Ejlli shpallet i pafajshëm

Showbiz

E FUNDIT, Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Luiz Ejlli shpallet i

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejllin, i cili më parë është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsifikim dokumentash, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se ish-noteri Ejlli u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë me prejardhje kriminale të shtetasit Fatmir Abdurramanit.

Ndërkohë, për Fatmir Abdurramanin të cilit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg për 18 muaj.

Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë. 

ME TE LEXUARAT