Skema e mashtrimit me studimet në SHBA u krijua nga zyrtarja e Ministrisë së Arsimit, reagon policia: Po hetojmë

Aktualitet

Skema e mashtrimit me studimet në SHBA u krijua nga zyrtarja e

Ambasada amerikane ne Tirane reagoi diten e sotme ne lidhje me nje skeme mashtrimi ku eshte perdorur emri i saj ndersa policia e shtetit, pak ore me vone reagoi me nje deklarate per median ku thekson se e implikuar ka rezultuar nje punonjese e ministrise se Arsimit ne bashkepunim me disa persona te tjere.

Njoftimi i policise: 

Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

ME TE LEXUARAT