Vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi, autori Gerald Shehu kapet në Greqi duke shkuar në aeroport

Aktualitet

Vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi, autori Gerald Shehu kapet

Arrestohet në shtetin grek Gerald Shehu, 43-vjeçari i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, pas konfliktit në një hotel në Dhërmi.

Lajmi konfirmohet nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ai  thotë se 43-vjeçari u ndalua teksa ishte duke shkuar për në aeroport. 

Burime te Lajmifundit.al thane se arrestimi i Gerald Shehut eshte kryer gjate kohes qe ai po shkonte ne aeroportin e Korfuzit, ku mendohet se do udhetonte drejt Anglise ku qendron aktualisht. 

“Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë.

Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar”, thotë ministri Balla.

Zhdukja dhe vrasja e Eraldo Nevruzit në Dhërmi, policia publikon foton e autorit

Vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi, autori Gerald Shehu kapet

Policia e Himares reagoi serish ne lidhje me rrembimin dhe zhdukjen e 31-vjecarit Eraldo Nevruzi ne Dhermi.

Zyrtarisht, policia ka publikuar foton e autorit te dyshuar te ngjarjes, Gerald Shehu.

Pistat e hetimit lidhen edhe me nje aktivitet te mundshem te kultivimit te kanabisit nga dy te rinjte ne Angli ku jetonin se fundi. 

Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

Më poshtë Informacion i parë paraprak
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t'u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

ME TE LEXUARAT