Skandali me pronat në Lalëz, jepet masa e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin Ardian Kona

Aktualitet

Skandali me pronat në Lalëz, jepet masa e sigurisë “arrest

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin e pronave Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimi u shpall nga gjyqtari Xhevdet Lika, pasi dëgjoi palët që kërkuan masa të ndryshme për 52-vjeçarin i cili nuk ishte i pranishëm në seancë për shkaqe shëndetësore. Prokurorja e çështjes Mediana Meta pasi arsyetoi arrestimin e tij për shpërdorim detyre në bashkëpunim kërkoi lënien e tij në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë, atë të detyrim paraqitjes pranë policisë gjyqësore, që nuk u pranua nga gjykata.

Sipas hetimeve, Kona, në bashkëpunim me  juristin e Kadastrës, kushëri i tij, dhe hartografin, ka regjistruar një sipërfaqe prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të një 44-vjeçareje me banim në Tiranë. Toka, e cila më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.


Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e ASHK-së. Për këtë tokë, gjykata kishte vendosur më herët, në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.

Ndërkohë, tre bashkëpunëtorët e tjerë, juristi, hartografi dhe përfituesja e tokës, janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj afere që ka shkaktuar cenim të rëndë mbi pronat shtetërore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion