Situata me zjarret në vend, gjendjen kritike në Llogara! 4 vatra aktive

Aktualitet

Situata me zjarret në vend, gjendjen kritike në Llogara! 4 vatra

Prej më shumë se 24 orësh, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Dukatit, duke shkrumbuar 5 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha. Përpjekjet për shuarjen e flakëve po përballen me vështirësi ekstreme, ndërsa vijon rreziku për përhapjen e zjarrit në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore.

Sipas të dhënave zyrtare, vija e zjarrit është e gjatë rreth 3 deri në 4 kilometra dhe ka degëzime të shumta që mund të përhapen më tej për shkak të erës dhe terrenit të thyer malor. Krahu jugor i zjarrit, i cili ndodhet më pranë zonës së mbrojtur të Llogarasë, konsiderohet si më kritik dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Vështirësitë për ndërhyrje janë të shumta. Terreni i thepisur, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe mungesa e burimeve ujore në afërsi kanë detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete dore si lopata, kazma dhe pompa shpine.

Në ndihmë të tyre ka mbërritur dhe helikopteri i Forcave të Armatosura. Temperaturat e larta dhe era e fortë përkeqësojnë më tej situatën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion