Si u plagosën policët pasi ndërhynë për të shuar sherrin e kolegut për parkim!

Detajet të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Mamurras ku mbetën të plagosur dy efektivë policie. Burime bëjnë me dije se Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj kanë shkuar për të shuar sherrin e kolegut të tyre, polic civil me një qytetar, për shkak të parkimit të një automjeti.
Lleja dhe Zekaj janë plagosur nga qytetari që po konfliktohej me kolegun e tyre. Autori i plagosjes së dyfishtë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Drejt Mamurrasit janë nisur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bashkë me drejtorin e departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Ndërkohë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në ndihmë të policisë së Mamurrasit kanë shkuar edhe grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë.

