Si do të shpërblehen shtetasit gjermanë, që janë mashtruar nga Call Center-at në Shqipëri? Ja si përgjigjet prokurori gjerman

Aktualitet

Si do të shpërblehen shtetasit gjermanë, që janë

Si do të shpërblehen qytetarët gjermanë, që kanë rënë pre e mashtrimeve nga call center-ave që operojnë në Shqipëri, ishte pyetja që i drejtoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha prokurorit gjerman Oliver Hoffman, në konferencën e përbashkët me SPAK.

“Nëpërmjet krijimit të qendrës policore të thirrjeve, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonin 6 mijë të tilla.

Edhe kur ishin raste transfertash bankare. Parandaluam humbjen e parave në një vlerë prej 1 milionë eurosh. E mbajtëm të ulët dëmin e shkaktuar.

Sa i përket të dëmtuarve në Gjermani, ata duhet të nisin një proces civil me Shqipërinë, me qëllim që t’u kthehet dëmi i shkaktuar. Nuk është proces i lehtë, ne jemi gati t’i ndihmojmë me konsulencë“, tha Hoffman.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion