“Po më sillni si qengji te ujku”, Shullazi e kërkon në gjyq, GJKKO urdhër shoqërimi me forcë për Luftar Reçin

Aktualitet

“Po më sillni si qengji te ujku”, Shullazi e kërkon

Gjykata e Posaçme urdhëroi shoqërim të detyrueshëm për të dënuarin Luftar Reçi.

Vendimi eshte marre diten e sotme ne seancen e radhes e cila u shty ne fund te saj per shkak te mos-paraqitjes se deshmitarit qe ka pranuar bashkepunimin me drejtesine.

Vetë deshmitari Reçi përmes një letre nga burgu, i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte përmes “Skype”, pasi është shprehur se paraqitja e tij në gjykatë nuk është e mundur për arsye shëndetësore.

Po ashtu ai ka theksuar dërgimi i tij në gjykatë mund të jetë i rrezikshëm, teksa në dëshminë e tij ka thënë: “Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”

“Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë.

Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me Skype.

“Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2-3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qingji në mes të ujqërve.“- mësohet të ketë thënë Reçi.

Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore dhe sigurie vajtje-ardhje.

Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”, thuhej në deklaratën e Reçit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion