Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën! Gjykata urdhëron SPAK t’i dërgojë fashikujt ish-presidentit

Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën! Gjykata urdhëron SPAK

Eshtë shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.

Anila Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet më 22/12/ 2025, në orën 14:30. Meta pretendon se nuk është njohur me fashikujt dhe gjykata urdhëroi SPAK t’i dërgojë brenda javës. Pasi doli nga seanca avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se GJKKO po i merr “peng” të pandehurit.

“Nuk është faji ynë që prokuroria e merr apriori, por sa të jem unë përfaqësues i Metës mos mendoni se gjykata dhe prokuroria do bëjë shkelje të procedurës. Meta e ka kohën e mjaftueshme, por edhe kolegu do njihet me 77 mijë faqe. Nëse nuk marrim kohë për tu njohur me provat… se këta i bëjnë nga 2 herë që të bëhet dosja e madhe që të duket sikur ka shumë prova. Kjo gjykatë po i merr peng të pandehurit e saj. E patë Mogherinin që po hetohet në liri. Ky është standardi që po përdor gjykata. Një standard që po bie ndesh me konventën e të drejtave të njeriut. Është një betejë për zotin Meta dhe ne do ta fitojmë.”– tha Cakrani.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion