Shqiptari thyen masën e arrestit shtëpiak, duke u fshehur në bagazhin e makinës së gruas! Arrestohet për herë të dytë

Aktualitet

Shqiptari thyen masën e arrestit shtëpiak, duke u fshehur në

Një shqiptar është arrestuar për herë të dytë, pasi u kap nga karabinierët italianë teksa qarkullonte duke thyer masën e arrestit shtëpiak të dhënë nga gjykata.

Por efektivët janë befasuar kur e gjetën të dyshuarin të fshehur në bagazhin e mjetit të bashkëshortes së tij, teksa po dilnin së bashku në qytet.

Gjatë një kontrolli rutinë në arrest shtëpiak, oficerët e Stacionit të Karabinierëve të Castelnuovo di Porto vunë re mungesën e 34-vjeçarit dhe partneres së tij në shtëpinë e tyre. Në këto rrethana zgjeruan kërkimet e tyre në akset rrugore dhe e gjetën atë rreth 2 km larg banesës, të ndalur dhe me një grua që drejtonte mjetin.

Pasi identifikuan shoferen, një grua italiane, partneren shqiptarit, karabinierët e Castelnuovo di Porto vendosën të kontrollonin automjetin dhe kështu e gjetën burrin të fshehur në mënyrë të çuditshme në bagazh, informon media italiane.

Shqiptari i dyshuar seriozisht për shmangie nga paraburgimi, u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë për të pritur një gjyq të shkurtuar. Gjykata rikonfirmoi masën e arrestit shtëpiak për të riun, deri në fund të procesit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion