Shpërthimi në Lezhë, qytetarja: Dëmet janë të pallogaritshme, nuk e dimë ku jemi

Nga shpërthimi në një byrektore në Lezhë ka mbetur e dëmtuar edhe një pronare biznesi.
Ajo e llogarit dëmit të konsiderueshëm, teksa e ka dëgjuar shpërthimin dhe më pas ka shkuar në vendngjarje.
“Dëmet janë të pallogaritshme. Shpresojmë që dikush t’i shohë me syrin e humanzimit që të ngrihemi edhe një herë. Për momentin kemi rënë, s’kemi fjalë se si ta shprehim dot sa të dëmtuar jemi. Akoma nuk e dimë ku jemi. E dëgjova shpërthimin, më pas kam zbritur, gjeta policinë dhe të gjithë. Ne shpresojmë që biznesi të marrë masat, pjesa e bombolave të gazit për mënyrën e përdorimit.
Nuk ka fjalë, dëmi i pallogaritshëm. Policia dhe zjarrëfikësit kanë ardhur, askush tjhetër ende. Po na ndihmojnë njerëzit tonë për të pastruar vendin. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm”, tha pronarja e biznesit e prekur nga shpërthimi.


