Shpërthimi me tritol në servisin e makinave, flet pronari: S’kam konflikte me askënd. Biznesi ka kamera, por…

Aktualitet

Shpërthimi me tritol në servisin e makinave, flet pronari: S’kam

Detaje të reja dalin lidhur me shpërthimin me tritol në servisin e makinave në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Rasti u denoncua nga pronari i servisit Alfred Gurra, i cili konstatoi se qepeni i biznesit të tij ishte dëmtuar.


Nga veprimet e para hetimore, Policia dyshon se shpërthimi është bërë me lëndë plasëse, ndërsa jashtë kamerës pronari i servisit Alfred Gurra pohoi për News24 se nuk ka konflikte me askënd dhe se ka mbetur i habitur nga ngjarja.

Pronari i servisit konfirmon se përreth biznesit ka kamera sigurie, por nuk e kanë fiksuar autorin.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion