Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Sarandë, policia në kërkim të autorëve
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 11:20
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar sot në Sarandë, por për fat të mirë pa dëme serioze.
Policia sqaron se sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.