Shpërthen në flakë makina në Berat, automjeti ishte marrë me qira nga 4 turistë të huaj

Një makinë tip “Peugeote” ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme në qytetin e Beratit.
Automjeti ishte marrë me qira nga 4 turistë të cilët po udhëtonin në qafën e Kalasë në Berat. Fatmirësisht automjeti ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme të tij, ndërsa 4 pasagjerët kanë mundur të dalin me shpejtësi nga makina.
Pas marrjes së informacionit, forcat zjarrfikëse të Beratit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që kjo situatë krijoji për rreth 30 minuta një kaos tek banorët e zonës dhe tek turistët e huaj, pasi zona ky ndodhi ngjarja është një nga atraksionet më të vizituara në qytetin e Beratit.
Asnjë nga pasagjerët nuk ka marrë lëndime, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

