Shpërndante kokainë në doza, arrestohet një person në Përmet
Lajmifundit
/
11 Gusht 2025, 12:35
Aktualitet

Dhionis Proko është arrestuar nga policia pasi u kap duke shpërndarë kokainë në doza në Përmet. Gjatë operacionit u sekuestruan 15 doza kokainë.
Në pranga ranë edhe dy konsumatorë, Fatmir Jonuzi dhe Anest Meshini. Operacioni u zhvillua natën e kaluar në zonën e njohur si Parku me Pisha.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.


