Shpërndanin lëndë narkotike, përfundojnë në pranga tre shtetas në Shkodër

Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike, përfundojnë në pranga

Policia ka goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Në pranga për këtë veprimari kriminale kanë rënë tre të rinj të moshës 25, 26 dhe 27 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë i gjetën një prej të arrestuarve edhe një thikë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetasit:

Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;
N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;
Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).

Shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Gjithashtu, shtetasi J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion