Shpërndanin kanabis në doza të vogla, pranga dy të rinjve në Fier

Aktualitet

Shpërndanin kanabis në doza të vogla, pranga dy të rinjve

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë së Fierit pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

Policia arrestoi shtetasit: K. B., 23 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

M. G., 27 vjeç, banues në Portëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” të cilin ky shtetas drejtonte, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion