Shpallet trajneri më i mirë i vitit, ja kush e fiton çmimin prestigjioz
Pas dorëzimit të “Copa Trophy” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe atë femrave, nderimeve në kujtim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, si dhe çmimit për sulmuesin më të mirë “Gerd Muller” dhe çmimit “Lev Yashin” tashmë ka ardhur radha e një tjetër trofeu prestigjioz për t’u dorëzuar.
Për fjalë për çmimin “Johan Cruyff” për trajnerin më të mirë, ku mes kandidatëve ishin Xabi Alonso, Carlo Ancelotti, Luis de la Fuente, Lionel Scaloni, Pep Guardiola, Gian Piero Gasperini, ku në përfundim trajneri më i mirë i sezoni u shpall Ancelotti.
Tekniku italian pati një sezon fantastik, ku udhëhoqi “Galaktikët” e tij në triumfin e 15-të të Champions League, si dhe në fitimin e titullit kampion të LaLiga.