“Ka kontejnerë me lëndë radioaktive të fundosura në Mesdhe”, Karamuço: Mafia e mbetjeve ka vrarë kapitenë që të mos tregonin

Aktualitet

“Ka kontejnerë me lëndë radioaktive të fundosura

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se ka kontejnerë me lëndë radioaktive të fundosura në Mesdhe.

Pjesë e panelit të emisionin Top Story, ai theksoi se mafia e mbetjeve ka vrarë kapitenë që të mos tregonin praninë e mbetjeve në këto zona.

Karamuço: Ka një presion të madh nga ndërkombëtarët që analizat të mos bëhen në Shqipëri, mostrat nga 102 kontejnerë që t’i marrësh duhet të shkarkohet ngarkesa të çohet në një vend të sigurt dhe të merrem mostrat përkatëse, nuk bëhen dot në anije për mungesën e mundësisë, kërkon një fushë futbolli jo sepse mund t’i stivosësh por perimetri duhet që mos të hyjnë persona që mund të dëmtohen apo të marrin ngarkesë toksike. Ngarkesa është e ruajtur për momentin që mos bëhet ndonjë ndërrim, ata që e kanë trafikuar në mënyrë të paligjshme e dinë se çfarë ka brenda, problemi është se duhet bërë një hetim historik se sa ka qenë dhe sa është transportuar, nëse është groposur, është një krim i madh. Do një hetim të gjithanshëm, tani si duket morën informacion në nivel ndërkombëtar, i ruajnë këto ngarkesa. Ka kontejnerë me lëndë radioaktive që janë fundosur në Mesdhe, janë vrarë kapitenë anijesh, nga pjesa e mafias së mbetjeve që të mos tregonin, një pjesë e Mesdheut ka ende aktivitet vetëm nga kjo. Deri tani është për Kurumin (sasia e 102 kontejnerëve), ky është rreziku më i madh, po të bëhet historikja sa kohë ka që prodhohet do të shikohet çfarë dëmi është bërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se pas tre muajsh udhëtimi, anija turke “Moliva”, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Anija u nis fillimisht nga Shqipëria me destinacion Tajlandën, por ngarkesa u refuzua nga autoritetet e këtij shteti për shkak të përmbajtjes së saj të dyshimtë.

Pas mbërritjes së kësaj anije, prokuroria e Durrësit ka lëshuar një vendim për sekuestrimin e këtyre kontejnerëve si pjesë e një procedimi penal.

 

ME TE LEXUARAT