“Berisha duhet të ishte tërhequr vite më parë”, Fevziu kritikon opozitën

Politikë

“Berisha duhet të ishte tërhequr vite më parë”,

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh në një emision televiziv se opozita me dy kryetarë në burg, Metën dhe Berishën, mosbindja civile dhe protestat janë makijazhe. Ai tha se Berisha duhet të ikte dhe të linte një lider të ri dhe vetë të rrinte kryetar nderi, por tani është shumë vonë.

“Unë në 2019 e kam thënë se dalja nga parlamenti dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhjet lokale do t’i kushtojë opozitës të paktën për 2 dekada. Në këtë rrethanë që është opozita sot nuk do të dija ç’të bëja.

Me dy kryetarë në burg, Metën dhe Berishën, sidomos me kreun e PD-së, me këtë mosbindjen civile etj. Këto janë makiazhe. Opozita mund t’i bëjë më atraktive këto, që të vërë në lojë Ramën. Ky që po bëjnë është make up. Në këto rrethana them se nuk ka se çfarë të bëjë. Tre vjet më parë ta dhashë zgjidhjen në këtë studio. Berisha duhet të ikte dhe të linte një lider të ri dhe vetë të rrinte kryetar nderi. Tani kjo nuk ndodh më dhe është shumë vonë. Kjo donte një tre vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një lëvizje mund të ndryshojë shumë rendin politik. Në qershor, korrik ishte e sigurtë që Trump do të ishte fitues përballë Biden dhe u fut Kamala Harris dhe tani nuk është e sigurtë që fiton Trump”-tha Fevziu.

 

ME TE LEXUARAT