Shoferi i kamionit nga Kosova i ofron para policit në Shqipëri, arrestohet

Aktualitet

Shoferi i kamionit nga Kosova i ofron para policit në Shqipëri,

Drejtuesi i nje kamioni nga Kosova u arrestua pasi i ofroi ryshfet efektivave te policise, teksa u konstatua duke perdorur telefonin nderkohe qe drejtonte mjetin. 

Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Shkon në 23 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar ose proceduar për këtë vepër penale.

Drejtonte kamionin duke përdorur aparatin celular, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës, dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer.

Procedohet penalisht 24-vjeçari A. A., banues në Kosovë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimit të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan në aksin “Tiranë–Durrës”, drejtuesin e një kamioni që po përdorte celularin gjatë lëvizjes.
Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion