Liverpool fiton në ‘frymën e fundit’, s’gabojnë Bayern, PSG e Inter

Sport

Liverpool fiton në ‘frymën e fundit’, s’gabojnë

U zhvilluan katër ndeshjet e fundit të natës së sotëm në Ligën e Kampionëve.

Liverpool-i e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit evropiane, duke mundur Atletico Madridin, me rezultat 3-2, të mërkurën mbrëma në ‘Anfield’, në një sfidë dramatike.

Kampionët në fuqi të Anglisë, furishëm e nisen këtë sfidë duke shënuar dy gola përmes Robertson (4’) dhe Salah (6’). Skuadra e Diego Siemeones në finish të pjesës së parë ia dolën të ngushtojnë rezultatin në 2-1 më golin e Llorente (45+3’).

Edhe pjesëloja e dytë prodhoi lojë dinamike, ku u shënuan edhe dy gola. Llorente (81’) barazoi shifrat në 2-2, që ishte goli i tij i dytë personal në këtë duel.

Megjithatë, skuadra angleze pas një finish dramatik ia doli që me golin e Van Dijk (90+2’), të mposht Atletico Madridin, duke arkëtuar pikët e plota në start të këtij sezoni në ‘Champions’.

Më fitore e ka nisur sezonin edhe Bayern Munich që para tifozëve sa tyre mundi Chelsean, me rezultat 3-1. Chalobah (20’ autogol) dhe Kane (27’, 63’) realizua për fitoren e bavarezëve, derisa golin e vetëm për londinezët e shënoi Palmer (29’).

Ndërkohë, kampioni në fuqi i Evropës, PSG e ka nisur furishëm edicioni e ri në Ligën e Kampionëve, duke mundur Atalantën, me rezultat 4-0.

Marqunhos (3’), Kvaratskhelia (39’), Mendes (51’) dhe Ramos (90+1’), shënuan nga një gol për fitoren e parisienëve.

Pikët e plota në start të këtij sezoni në ‘Champions’ i ka marrë edhe Inter që në udhëtim mundi Ajaxin, me rezultat 2-0, falë dygolëshit të Thuram (42’, 47).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion