Shkrumbohet nga flakët automjeti në afërsi të tunelit të Kërrabës, shkak dyshohet...

Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në afërsi të tunelit

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan–Tiranë, në afërsi të Tunelit të Kërrabës, duke shkaktuar panik dhe kaos për disa minuta.

Dëshmitarët tregojnë se flakët u përhapën me shpejtësi, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, megjithëse dyshohet për një defekt teknik.

Zjarrfikësit arritën në vendngjarje në kohë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT