"Shkelje disiplinore", ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Pogradecit

Aktualitet

"Shkelje disiplinore", ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 13 dhjetor të këtij viti për zhvillimin e seancës dëgjimore për procedimin ndaj prokurorit Kokona.Hetimin ndaj tij e ka kërkuar Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në 30 tetor të vitit 2020.

Kjo pasi për Kokonën kishte referuar të dhëna për veprime që përbënin indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës. Po ashtu në mbledhjen e sotme KLP ka caktuar seancën më 3 nëntor edhe për Prokuroren e Korçës Odeta Todorushi.

Për të ILD ka kërkuar vërejtje publike. Kjo pas rastit 1të 8-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Familjarët dyshojnë se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Kjo për shkak se në trupin e të ndjerit kishte shenja dhune. Për më tepër, emisioni Stop publikoi fakte të reja në muajin Tetor, që hidhnin dyshime edhe mbi punën e Prokurorisë së Korçës, që e referoi çështjen si vetëvarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion