U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje 37-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa

Një 37-vjeçar, i cili dje u vetëplagos me armë zjarri, është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Skerdi Mehmetaj (Piperi).

Mësohet se ai e ka pasur armën pa leje.

Pasi u plagos, Mehmetaj ka shkuar në spital me një plagë në këmbë, ndërsa armën e kishte hedhur në makinë për ta fshehur nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion