Shkarkimi i Erion Veliajt! Caktohet data, ja kur do të mblidhet Këshilli i Ministrave

Aktualitet

Shkarkimi i Erion Veliajt! Caktohet data, ja kur do të mblidhet

Këshilli i Ministrave do të mblidhet të enjten, më 25 shtator, në orën 12:00, për të marrë një vendim përfundimtar mbi shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi pritet të merret pas një votimi të zhvilluar një ditë më parë në Këshillin Bashkiak, ku u miratua shkarkimi i Veliajt me 50 vota pro.

Pas këtij votimi, Prefekti i Tiranës ka përcjellë vendimin për shkarkimin e Veliajt në Qeverinë Shqiptare, e cila, sipas ligjit, është përgjegjëse për marrjen e vendimit përfundimtar.

Shkarkimi i Veliajt ka si motivacion faktin se ai nuk ka qenë i pranishëm në detyrë për një periudhë prej tre muajsh.

Megjithatë, procesi mund të pezullohet nëse Erion Veliaj apelon këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. Nëse ai e dërgon çështjen në Kushtetuese, vendimi për shkarkimin e tij mund të ndalohet deri në një vendim të ri të organit të lartë të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion