Trajneri i ri Rolando Maran e nis me humbje me kombëtaren, Izraeli na mundi në miqësore

Sport

Trajneri i ri Rolando Maran e nis me humbje me kombëtaren, Izraeli na mundi

Trajneri italian Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 nga Izraeli në “Arenën Kombëtare”.

Në minutën e 15’, Izraeli tentoi me Gloukh, gjuajtja e të cilit përfundoi jashtë. Tre minuta më vonë ishte Asllani që provoi me një gjuajtje nga jashtë, por edhe atij i mungoi saktësia. Kombëtarja shqiptare pati edhe shanse të tjera me Mehmetin dhe Hoxhën, por pa sukses, dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola.

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Solomon të Izraelit, por edhe gjuajtja e tij përfundoi jashtë katërkëndit të portës. Për Kombëtaren u përgjigj Ramadani, gjuajtja e të cilit përfundoi mbi traaversë. Në minutën e 59’, Solomon iu afrua shumë golit për Izraelin, por Sherri e ndali gjuajtjen e tij, duke shpëtuar portën kuqezi.

Në minutën e 67’ ishte Kombëtarja që pati një shans të artë, teksa një pasim në qendër i Hoxhës për pak sa nuk e bëri mbrojtjen izraelite të shkaktojë autogol. Por në minutën e 73, Izraeli arriti të zhbllokojë rezultatin me golin e Gloukh, që erdhi pas një kundërsulmi, duke marrë avantazhin 1-0.

Një gol që u shoqërua me momente tensioni mes autorit të golit dhe Hysajt, me futbollistët që u ndëshkuan të dy me karton të verdhë, ndërsa te Izraeli trajneri zëvendësoi menjëherë Gloukh.

Në minutën e 82’, Sherri u bë sërish shpëtimtar i portës kuqezi, teksa ndali një gjuajtje të Abed.

Tashmë ekipi kuqezi do të hedhë sytë nga miqësorja e të shtunës me Luksemburgun, aty ku Maran do të kërkojë fitoren e parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion