TRONDITËSE! Adoleshenti sulmon me thikë studentin në shkollë, të përfshirë në sherr edhe...

Një 17-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për sulm me thikë ndaj një studenti në një shkollë në Angli. Policia bën me dije se ai po akuzohet për përleshje dhe mbajtje të thikave brenda ambienteve të shkollës, si dhe për kërcënime ndaj një personi tjetër.
Ngjarja ndodhi dje dhe shkolla u mbyll përkohësisht pas kërkesës së policisë. Adoleshenti pritet të paraqitet në gjykatë në Coventry sot pasdite.
Kryeinspektori Simon Ryan falënderoi komunitetin për durimin dhe siguroi se incidenti ishte i izoluar. Ai shtoi se po vazhdojnë hetimet dhe u bëri apel njerëzve të mos publikojnë në rrjetet sociale pamje që mund të identifikojnë të përfshirët, për të mos penguar procesin ligjor.
Dy persona të tjerë, të arrestuar në një incident tjetër jashtë shkollës për dhunë, janë liruar me kusht.


