Shkaktoi aksident në Lezhë/ Arrestohet efektivi i policisë, ishte i dehur në timon

Aktualitet

Shkaktoi aksident në Lezhë/ Arrestohet efektivi i policisë, ishte    

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjia “Caraj”, Lezhë, ndërsa drejtonte automjetin tip Nisan është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga shtetasi F. N., si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion