Shisnin në treg të zi bileta me çmim të kripur për ndeshjen “Shqipëri – Serbi”, arrestohen 3 persona në Tiranë!

Aktualitet

Shisnin në treg të zi bileta me çmim të kripur për

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për shitje në treg të zi të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi që do të zhvillohet këtë të shtunë më datë 7 Qershor.

Ledion Metallari, Arbi Topi dhe Ilir Lokaj, u identifikuan nëpërmjet rrjeteve sociale, platformë e përdorur për të reklamuar biletat, çmimet e të cilave varjonin nga 250 euro deri në 500 euro, shifër disa herë më e lartë se ajo e përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Sakaq, në gjendje të lirë janë proceduar dhe dy shtetas të tjerë, E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar si bashkëpunëtorë.

Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion