Sherri përfundon në sulm me thikë, shqiptari plagos italianin

Aktualitet

Sherri përfundon në sulm me thikë, shqiptari plagos italianin

Një debat banal ka përfunduar në një sulm me thikë në Itali, ku të përfshirë ishin një 32-vjeçar shqiptar dhe një 52-vjeçar Italian.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, të diëlën e 29 shtatorit, në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre, ku shqiptari ka goditur me thikë italianin.

32-vjeçari ka sulmuar italianin, duke e goditur me thikë. Po ashtu shqiptari ka vijuar ta sulmojë 52-vjeçarin, duke e goditur në fytyrë. I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u ndalua nga policët e stacionit policor Barriera Nizza dhe u arrestua me akuzën e sulmit të rëndë. Nga policia u konstatua se italiani nuk e kishte njohur 32-vjeçarin para goditjes me thikë.

ME TE LEXUARAT