Burgosja e Ervin Salianjit! PD nis 'bojkotin' e komisioneve! Te 'Integrimi' shkojnë vetëm dy deputetë

Politikë

Burgosja e Ervin Salianjit! PD nis 'bojkotin' e komisioneve! Te

Mbledhja e sotme e Komisionit të Integrimit që po mbahet me dyer të mbyllura kishte si të pranishëm nga opozita vetëm Jorida Tabakun, kryetarja e këtij komisioni dhe Edi Paloka.

Në këtë mënyrë PD duket se ka nisur aksionin opozitar ndaj burgosjes së Ervin Salianjit, i cili humbi mandatin pas vendimit të formës së prerë të Apelit që e shpallte fajtor  për akuzën ‘kallëzim të rremë’ lidhur me dosjen ‘Babale’ dhe e dënonte me 1 vit burg.

Mbledhjen e këtij komisioni e nisi me një deklaratë nga Jorida Tabaku e cila tha se vendi nuk i ka plotësuar kushtet por se PD mbështet avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces do të vijojë.

Në datën 25 shtator Kryenegociatorja ka informuar Komisionin e Integrimit që Qeveria Shqiptare ka marrë një kërkesë nga presidenca Hungareze për të dorëzuar Pozicionet Negociuese për Grup Kapitullin e Parë që do të thotë që është gati për përgatitja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

Dokumenti negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare duhet të miratohet nga Komisioni i Integrimit dhe brenda 2 tetorit i duhet dërguar Brukselit. 

"Partia Demokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Prandaj e mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë...

Një hap më shumë drejt BE-së do të thotë një Shqipëri më pranë ndërtimit të një demokracie perëndimore dhe sundimit të ligjit, respektit të votës së lirë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha respektimit të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve" tha Tabaku.
Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi kërkoi të mos pengojnë punimet e komisionit të Integrimit:

"Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit" tha ai.

Mbledhja e Komisionit ku pritet të miratohet dokumenti negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare, vijoi më pas me dyer të mbyllura. 

ME TE LEXUARAT