Sherri për 4 mijë euro mobilje/ Diana Vukaj u ekzekutua nga vëllai me pistoletë silenciator

Aktualitet

Sherri për 4 mijë euro mobilje/ Diana Vukaj u ekzekutua nga

Mësohen  detaje të reja nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku vëllai ekzekutoi motrën me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar, i identifikuar si Fabian Vukaj ishte i alkoolizuar ndërsa motra e tij, Diana Vukaj, e cila punonte dhe jetonte në Gjermani i jepte para.

Udhëtimi i saj i fundit drejt Shqipërisë ishte të premten. Denoncimin në polici për zhdukjen e saj e bëri mikesha e Dianës, e cila kishte humbur kontaktet. Gjatë kontrolleve në banesë, ku u gjet e vdekur në krevat Diana Vukaj, u zbulua se ishte ekzekutuar me pistoletë silenciator dhe në ambientet rreth shtëpisë gjetën vëllain e pirë.

Burime  bëjnë me dije se ajo do të blinte mobilje me vlerë 4 mijë euro, ndërsa ai nuk ishte dakord. “Mi jep mua lekët se i gjej unë”, mësohet t’i ketë thënë autori. Ky besohet të jetë motivi që nisi konfliktin në familje, që çoi më pas në ekzekutimin e Diana Vukajt.

Po ashtu, mësohet se para se të ndërmerrte aktin makabër 55-vjeçari ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për tre ditë viktimën. Gjatë kontrolleve, në banesë u gjetën edhe 8 shishe birrë 1l të boshatisura që i ka konsumuar autori, gjë që tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur kreu vrasjen.

Shefi i Komisaritatit Shkodër, Paulin Çupi ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndë duke thënë:  “Rreth orës 22:30 të natës së sotme, është marrë një telefonatë që Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me të afërmit e saj. Verifikimi i parë u bë në banesën e saj, ku u gjet e pajetë, rreth 60 vjeçe.

Është ushtruar kontroll në territorin e shtëpisë dhe rrethinat, ku është ndaluar vëllai i saj, rreth 56 vjeç. Mendohet se kemi të bëjmë me krim brenda familjes. Ngjarja është e rëndë, po kryhen veprimet proceduriale. Diana Vukaj ka qenë në Gjermani dhe prej 3-4 ditësh ishte kthyer në banesë. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar një pjesë e mirë e provave dhe po punojmë sërish për të marrë informacion.

Kufoma ndodhej brenda në banesë, brenda në dhomën e saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni, në gjendjen e alkoolit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion