Greqia gati për verën, ulen ndjeshëm rastet me Covid-19

Bota

Greqia gati për verën, ulen ndjeshëm rastet me Covid-19

Spitalet në Greqi duket se po qetësohen nga rastet e Covid-19. Mediat greke shkruajnë se rënia e ndjeshme e të prekurve ka zbutur presionin mbi sistemin shëndetësor kombëtar. Për pasojë, kjo ka bërë që edhe dhe spitalet publike të rifillojnë aktivitetin normal, përfshirë operacionet që ishin shtyrë gjatë valës së tretë të pandemisë.

Sipas mediave, në dy spitalet më të mëdha të Athinës gati 40% e rreth 200 dhomave të pacientëve kushtuar Covid-19 janë liruar për t’i shërbyer pacientëve të tjerë.

Teksa vendi po gëlonte nga rastet me Covid-19, operacionet ishin lënë në radhë. Mësohet se spitali Evangelismos ka rreth 300 operacione në lidhje me zemrën në pritje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion