Sherr në Tiranë/ Godet 37-vjeçarin me tytën e pistoletës, arrestohet 45-vjeçari

Aktualitet

Sherr në Tiranë/ Godet 37-vjeçarin me tytën e

Një sherr i momentit ka ndodhur ditën e hënë në rrugën “Thoma Filipeu”, në kryeqytet, ku një 45-vjeçar ka goditur me tytën e pistoletës një 37-vjeçar dhe më pas është larguar.

Si pasojë, 45-vjeçari ka rënë në prangat e policisë. Sakaq, në cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Catch”.

Goditi një shtetas me tytën e pistoletës, dhe më pas u largua, falë veprimeve të shpejta profesionale, brenda një kohe rekord, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në rrugën “Thoma Filipeu”, një shtetas kishte goditur me tytën e një arme zjarri, një 37-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasit, 45 vjeç, banues në Tiranë.

45-vjeçari, ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin, 37 vjeç, dhe më pas është larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion