Sherr mes dy personave në Vlorë, plagoset 37-vjeçari

Aktualitet

Sherr mes dy personave në Vlorë, plagoset 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen "Partizani", ku në konflikt u përfshinë shtetasi V. V., 36 vjeç me shtetasin F. S., 37 vjeç, ndërsa ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion