Sherr me leva në Berat, vëllezërit u thejnë xhamat e makinave dy të rinjve

Një konflikt me sende të forta mes kater të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Uznovë të Beratit.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur për konflikte të dobëta e për pasojë 2 vëllezër, konkretisht D.D. 28 vjeç dhe D.D. 30 vjeç kanë goditur dhe kanë thyer me leva xhamat e 2 të rinjve, 27-vjeçarit me iniciale Xh.H. dhe 24-vjeçarit me iniciale Xh.K., të cilët po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


