Dhunë ndaj aktivistes së PD, SHÇBA nis hetimet për shefin e komisariatit të Divjakës

Aktualitet

Dhunë ndaj aktivistes së PD, SHÇBA nis hetimet për shefin

SHÇBA ka nisur hetimet për shefin e komisariatit të Divjakës, Altin Shehu pas denoncimit të dhunës të ushtruar nga ai ndaj një aktivistevje të PD-së.

Aktivistja e PD-së, Elsa Bita denoncoi më herët në dhunën e ushtruar nga shefi i komisariatit të Divjakës i cili i kishte thyer krahun pasi kishte filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhore nga administrata publike e Divjakës.

Denoncimi:

Aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bita ka bërë një denoncim të fortë ndaj shefit të komisariatit të Divjakës Altin Shehu i cili e ka dhunuar pasi ajo ka filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhore.

Bita ishte duke filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhoren nga administrata e Divjakës të cilët ishin mbledhur në një lokal.

Në këtë moment është ndeshur me një grup prej 4 personash të cilët e kanë pyetur përse filmon dhe pasi shefit nuk i janë bindur efektivët për të shoqëruar të renë në komisariat, ai i ka marrë telefonin nga dora dhe e ka qëlluar duke e përplasur në tokë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion