Sekuestrohen 179 fishekzjarre në një market në Vlorë, vihet nën hetim shitësja

Aktualitet

Sekuestrohen 179 fishekzjarre në një market në Vlorë, vihet

179 fishekzjarre janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në një biznes në Vlorë, që i tregtonte në kundërshtim me ligjin. Blutë njoftojnë se kanë vënë nën hetim shitësen 31-vjeçare që tregtonte lëndët piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtare.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT