Seanca në GJKKO për çështjen Malaj-Mziu, pretendimet e avokatëve

Aktualitet

Seanca në GJKKO për çështjen Malaj-Mziu, pretendimet e

U zhvillua këtë të mërkurë seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili është paditur nga Agron Malaj për veprën penale të “Shpifjes e kryer botërisht”.

Avokati i Xhelal Mziut, Marash Logu, argumentoi se deklarata e klientit të tij, e bërë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ishte bërë në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe ishte bazuar në informacione të ardhura nga strukturat e partisë.

Avokati kërkoi nga Prokuroria e Posaçme të bëjë të ditur në çfarë faze ndodhet hetimi i nisur për një ngjarje të ndodhur në Maqellarë, dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Kujtojmë se padia e Malajt u depozitua pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ky i fundit akuzoi se një automjet po shpërndante para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion